75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 26 Maj 2026 / L A

I solli Arsenalit titullin pas 22 vitesh, Arteta shpallet trajneri i sezonit në Premierligë

Mikel Arteta është trajneri i sezonit në Premierligë.

Spanjolli, mori këtë çmim pasi e bëri të pamundurën duke sjellur titullin e Premierligës në “Emirates” pas 22 vitesh pritje.

Arteta, la pas në garë trajnerët si Keith Andrews, Michael Carrick, Pep Guardiola, Andoni Iraola dhe Regis Le Bris.

Arsenali i tij mund të mos e mbyllë sezonin vetëm me titullin e Premierligës, pasi që të shtunën ata do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së./IndeksOnline/