21:41 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

“I themi lamtumirë një miku të mirë, një personi të mrekullueshëm dhe një lojtari fantstik”

Jurgen Klopp ka folur rreth transferimit të Coutinhos në Barcelonë.

“Nuk është një sekret që Philippe dëshironte të largohej që nga korriku, kur Barcelona tregoi interesin e tyre të parë, ai insistoi tek unë, tek pronarët dhe te shokët, ishte një lëvizje që ishte e dëshpëruar për tu bërë” , tha trajneri gjerman.

“Ne jemi përgaditur t’i themi lamtumirë një miku të mirë, një personi të mrekullueshëm dhe një lojtar fantastik” , ka rrëfyer Klopp.

“Unë mund t’iu them fansave se si klub kemi bërë gjithçka të mundshme për ta bindur Coutinhon se qëndrimi në Liverpool ishte aq tërheqës sa shkuarja në Spanjë, por ai ishte 100% i bindur se e ardhmja e tij dhe familja e tij ishin në Barcelonë. Ishte ëndrra e tij dhe nuk kishte gjë që i ndryshonte mendimin e tij” , deklaroi Klopp. /IndeksOnline/