75 Mall Live Search
19:38 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

I vdiq babai kur ishte e vogël, prezantuesja me fjalë nga shpirti në ditëlindjen e të atit

Roza Lati është një nga prezantueset që komentohet më së shumti në mediat rozë e rrjetet sociale.

Së fundmi ajo vjen me një mesazh prekës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë.

Ajo thotë se edhe pse nuk e mbanë shumë në mend babain e saj, ka aq shumë të përbashkëta me të dhe se e ndjen tej mase mungesën e tij.

Ky është postimi i saj i plotë:

Nuk mbaj mend shume nga ty.. Por mbaj mend qe prane teje.. ndihesha e mbrojtur nga cdo gje. Di qe nga ty kam marr krenarine e tepruar. Fiksimin per pastertine. Nervin per ta bere dicka si dua une deri ne fund. Nuk dorezohem sic nuk dorezoheshe ti derisa saktifikoj dhe shendetin tim. Dua kafshet si ty. Dua kuajt dhe shoh dokumentare me kuaj si ty. Deti…. dua detin si ty…. notoj si ty. Jam e eger si ty. Jam shpirt i lire dhe e cmendur si ty. Te dua bab… gjithe jeten do me ndjeki figura jote… sepse ah dreqin… te ngjaj kaq shume!!!!!