I vë zjarrin arës së tij, flaka përfshin shtyllën elektrike
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në fshatin Zveçan të Vogël ka dëmtuar shtyllën elektrike, pasi i kishte vënë zjarrin arës së tij, transmeton Indeksonline.
”Nga Elektro-Distribucioni në Mitrovicë është raportuar se një person i panjohur pasi ka bërë ndezjen e zjarrit në arën e tij, zjarri ka shkaktuar dëme materiale duke djegur shtyllën elektrike të tensionit të lartë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/