10:10 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjen një mjet shpërthyes në arën e tij

Policia raporton se një banor në lagjen Kapishnicë të Pejës derisa ishte duke punuar arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa incidente.