11:33 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

I vihet zjarri një shtëpie në Viti

Viktima mashkull ka raportuar se disa të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij në fshatin Goshicë të Vitisë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, transmeton Indeksonline.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/

Temat: