11:15 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ia vjedh celularin dhe 170 euro, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arestuar nën dyshimin se i ka vjedhur nga çanta një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro, një gruaje në Repartin e Gjinekologjisë.

“Lidhur me rastin më 16.10.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar i cili dyshohet se viktimës femër k/shqiptare nga çanta në Repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Indeksonline/