13:36 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

I zhveshuri që u fut në fushë gjatë ndeshjes Granada – Manchester United kaloi 14 orë i fshehur

Mbrëmë gjatë ndeshjes Granada – Manchester United në çerekfinale të UEFA Europa League ndodhi një moment interesant.

Edhe pse takimet po zhvillohen pa praninë e mbështetësve për shkak të pandemisë Covid-19, një tifoz gjeti rrugën dhe u fut në fushë krejtësisht i zhveshur, shkruan IndeksOnline

Policia njoftoi sot se ky tifoz u fsheh 14 orë nën një tendë, e cila ishte e vendosur në fushë. Ai ishte fshehur që nga ora 7:00 e mëngjesit.

Sot u kuptua se emri i tifozit është Olmo Garcia, madje ky i fundit është një legjendë në rrugët e Granadas. /IndeksOnline/