12:12 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Ia dogjën veturën në Prishtinë

Një veture i është vënë flaka nga persona të panjohur në kryeqytet. Policia e Kosovës ka raportuar se zjarri ka ndodhur në rrugën “Halim Orana” në Prishtinë, të dielën në mëngjes.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të pa njohur i kanë vënë flakën veturës së tij me targa sllovene. Zjarri është fikur nga familjarët e ankuesit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Indeksonline/