19:36 / E Diele, 11 Qershor 2023 / C E

Ia fitoi Championsin Cityt, Rodri zgjidhet futbollisti i sezonit

Rodri është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2022/23 në Ligën e Kampionëve.

Paneli i Vëzhguesve Teknik i UEFA-s ka zgjedhur mesfushorin e Manchester Cityt si lojtarin e sezonit.

26-vjeçari u paraqit në 12 ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, teksa shënoi dy gola.

Spanjolli ishte golashënues në fitoren 1:0 në finalen ndaj Interit, kurse golin tjetër e kishte shënuar në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munichit, ndeshje e cila ishte fituar 3:0 nga “Qytetarët”.