10:08 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ia shoi jetën peshkaqeni, lajmin për vëllain, kosovari e zbulon pas 59 vjetësh

Sabit Pllanën, student, nga Mitrovica e rrëmbeu peshkaqeni në plazhin e Opatisë – Kroaci, më 24 shtator 1961. Për të shkroi edhe agjencia e lajmeve UPI, rrëfen te Rana e Hedhun në Shëngjin, i vëllai Avdullah Pllana, që rron në Suedi.

————————————————————

Personazhi im te Rana e Hedhun, në Shëngjin, kur po bën vapë afrikane këto ditë shtatori, mitrovicasi Avdullah Pllana rrëfen për historinë, tragjedinë që i ndodhi vëllait të tij, para 59 vjetësh në detin Adriatik.

Image may contain: 1 person, hat, sunglasses and indoor

Flet për historinë e dhimbshme që e kujton familja e tij.

Dulla i shoqëruar me mikun e tij, dajën tim Gëzimin (Rrecajn) shpalosi tragjedinë e të vëllait Sabit Pllanës, student, të cilit ia shoi jetën peshkaqeni i bardhë në plazhin e Opatisë, Kroacisë, më 24 shtator 1961.

Sabit Pllana (1941 – 1961) me një grup të studentëve nga Kosova vajti në një ekskursion në Opati. Derisa lahej në det, në orët e pasditës, nja 70 metra larg bregut të detit e rrëmben peshkaqeni.

Mbetjet e tij varrosen matanë lumit Ibër. E tërë Mitrovica kishte ditë zie.

Atëbotë shtëpinë e kishim bri hotelit “Adriatiku”…

No photo description available.
No photo description available.

Kur u varros vëllai, unë isha dy vjeç, thotë personazhi im.

Kush ishte Sabit Pllana ?

Ai ishte fëmija i parë nga katër vëllezërit e tri motra, nga nëna Fatime, i ati Hyseni. Shquhej si student i mirë… Shkruante poezi.

Vëllai ka pasur një kofer të drunjtë në të cilin i mbante librat e tij… Koferi, si shenjë e tij, është zhdukur gjatë luftës.

Avdullahu e zbulon lajmin, shkrimet e publikuara për vëllain e tij – pas 59 vitesh – përmes Google-s.

Kur e kam zbuluar lajmin më ka kapluar një ndjenjë e gëzimit, por edhe e hidhërimit, shton bashkëbiseduesi.

Image may contain: text
No photo description available.

Për Sabit Pllanën lajmin e ka publikuar edhe agjencia botërore e lajmeve UPI. Në asnjë lajm nuk tregohet identiteti i tij i plotë. Nuk përmendet Mitrovica, as Kosova, përmendet vetëm shteti – Jugosllavia.

Mosha i ngatërrohet. Për të thuhet se humbi jetën si 19 – 20 vjeçar.

Ti je gazetari i parë që e nxore në dritë tragjedinë e vëllait tim. Të falenderoj nga zemra, shpreh emocionin e tij Avdullahu (1959), babë i katër fëmijëve, që rron në Ängelholm të Suedisë.

Image may contain: 1 person, closeup

P.S. Faksimilet e gazetave në gjuhën angleze, italiane e kroate.

Image may contain: 1 person

Nga Agim Muhaxheri