11:18 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Ia vë zjarrin veturës që ishte në parking, arrestohet një person në Prizren   

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti dyshohet t’ia ketë vënë zjarrin veturës së një personi tjetër, në rrugën “Bedri Pejani”.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por viktima ka arritur që vetë ta lokalizojë e ta fikë zjarrin.

Dëmet nga zjarri në veturë janë të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/