12:03 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ibra konsideron ofertën e Milanit, por ka një problem

Zlatan Ibrahimovic, raportohet se është duke e konsideruar një ofertë nga Milani, por sulmuesi i La Galaxy nuk është opsioni i parë i ”Rossonerëve”.

Suedezi ka qenë i lidhur me një rikthim në Milan gjatë janarit, në huazim apo në ndonjë marrëveshje permanente.

37-vjeçari ka shënuar 21 gola në 25 paraqitje në MLS, por Galaxy është duke ngecur që të kualifikohet në raundin e ”play-off” pasi ka pësuar 60 gola në 32 ndeshje.

Ibrahimovic aktualisht fiton 1.3 milionë euro në sezon, dhe CalcioMercato shkruan se paga nuk është problem për rikthimin e tij të mundshëm më ”San Siro”, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, menaxheri gjeneral, Leonardo e ka bërë të qartë se Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutrone janë sulmuesit kryesor, duke nënkuptuar se Ibra do të duhej ta pranonte rolin e rezervistit.

Nuk është bërë ende e ditur nëse veterani do të pranonte këtë ofertë, pasi që ai mund të bëhet ylli kryesor në Galaxy ose në ndonjë kampionat tjetër.

Edhe Mino Raiola, agjenti i Ibras, i ka dhënë kohë 1 muaj sulmuesit që të vendosë për të ardhmen./IndeksOnline/