13:14 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veprimi i fundit i Galaxyt për Ibrahimovic ka çuditur Milanin

La Galaxy e ka përfshirë objektivin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic në listën e të ftuarve për sezonin e ardhshëm në MLS.

Ibrahimovic ka qenë i lidhur me një kalim në Milan në javët e fundit, por suedezi është njëri prej 18 lojtarëve që klubi amerikan synon t’i mbajë.

Përkrah tyre, janë edhe lojtarët si Michael Ciani dhe Ashley Cole.

Cole ka bërë vetëm 16 paraqitje në një vit e gjysmë te Roma, para se t’i bashkohej Galaxyt në janarin e vitit 2016./IndeksOnline/