20:57 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic edhe më afër kalimit në Milan

Mediat i kanë intensifikuar raportet, të cilat e afrojnë edhe më shumë Zlatan Ibrahimovicin te Milani në një marrëveshje 6-mujore.

Sulmuesi i La Galaxyt pritet të rikthehet në Evropë, konkretisht në Serie A.

Sipas burimeve të afërta, përfshirë të Sport Mediaset, La Gazzetta dello Sport dhe Radio Rossonera, një marrëveshje është afër të finalizohet, transmeton IndeksOnline.

Bisedimet janë duke vazhduar me agjentin, Mino Raiola.

Problemi i vetëm ka qenë me pagën e sulmuesit suedez dhe jetë-gjatësinë e kontratës së 37-vjeçarit.

Fillimisht, Ibrahimovicit mund t’i ofrohet një kontratë 6-mujore, me opsionin e zgjatjes për 1 vit nëse arrihet kualifikimi në Champions League./IndeksOnline/