10:55 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ibra zgjedhë 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave – shqetësohen tifozët e Man Unitedit

Sulmuesi ikonik, Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë.

Karriera e tij ka kaluar nëpër klubet si Juventusi, Milani, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Gjatë kësaj kohe, ylli suedez ka luajtur përkrah disa prej yjeve më të mëdha në historinë e futbollit.

Sulmuesi, aktualisht i LA Galaxyt, i cili ka qenë i lidhur së fundmi me një rikthim në Milan, e ka lansuar së fundmi librin e tij, ”I Am Football”, transmeton IndeksOnline.

Në këtë libër, ai ka zbuluar 11-shen më të mirë të lojtarëve, me të cilët ka luajtur, dhe me të vërtetë është një formacion spektakolar.

Nuk është befasi se sulmuesi e ka përfshirë vetëm në zemër të kësaj skuadre, derisa miku i tij i ngushtë, Maxwell është përfshirë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Paris St Germain's Maxwell celebrates with Zlatan Ibrahimovic after scoring a goal

Befasisht, asnjë ish-bashkëlojtar i tij gjatë kohës kur luante te Man Unitedi nuk bën pjesë në këtë formacion, teksa shihet se në postimin e tij në Instagram se ai ka fshirë David De Gean para se ta postonte.

Edhe Paul Pogba nuk bën pjesë në këtë formacion, derisa Patrick Vieran, ish-mesfushorin e Arsenalit e ka përfshirë në mesfushë.

Ibrahimnovic mund të bashkohet me rezervistin e tij, Gennaro Gattuson, i cili tani është trajner te Milani./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person