20:08 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Ibrahimovic bën çudinë e radhës, la veturën dhe udhëtoi me motor me një tifoz për në festival

Zlatan Ibrahimovic është i njohur për improvizime në futboll dhe jashtë saj.

Dje sulmuesi i AC Milan u bllokua në trafik rrugës për tek Festivali i Këngës në Itali, por ai bëri një gjest interesant për të arritur me kohë, shkruan IndeksOnline

Gjatë gjithë javës, Ibrahimovic ka qenë mysafir special në Festivalin e Muzikës Sanremo, konkursi më i njohur dhe më i vjetër në Itali i këngëve, i cili besohet të ketë qenë frymëzimi për Eurovision Song Contest.

Ndërsa u përball me vonesën, në vend të panikut, sulmuesi suedez në vend të kësaj realizoi një udhëtim me një civil duke hipur në një motor.

“Pas tre orësh në makinë i thashë shoferit tim që të hapte derën për të më lëshuar,” shpjegoi Ibrahimovic në skenë.

“Unë ndalova një motoçiklist dhe e pyeta:” A mund të më çoni në Sanremo? ” Për fat të mirë ai ishte një tifoz i Milanit. Kur arritëm këtu ai më tha: ‘Kjo ishte hera ime e parë në autostradë.’ Kam videon”.