10:36 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Ibrahimoviç bën një gjest të ulët në Amerikë, godet kundërshtarin (Video)

Zlatan Ibrahimoviç ka bërë një gjest të ulët në ndeshjen e fundit me skuadrën e La Galaxyt.

Klubi i sulmuesit suedez, u mposht 3 me 2 ndaj Houston Dynamo, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit luajti tërë ndeshjen por në pjesën e parë, ai ka mundur shumë lehtë të largohej me të kuq.

Edhe pse bëri një gjest të ulët duke goditur kundërshtarin me tërë forcën, Ibrahimoviç nuk është ndëshkuar me të kuq.

Kjo situatë ka nxitur shumë reagime, pasi në MLS-ë është sistemi i “VAR” dhe në këtë situatë është dashur t’i jepet kartoni i kuq.

Golat në këtë mbrëmje i shënuan: Fuenmayor, Quioto dhe Rodriguez për Huostonin, kurse dos Santos dhe Kamra për La Galaxyn./IndeksOnline/