13:09 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zbulohen detajet e kontratës së Ibrahimovic te Milani

Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Milan, teksa drejtori sportiv, Leonardo është duke punuar që një marrëveshje të arrihet me Los Angeles Galaxy, sipas Gazzetta dello Sport.

Oferta mendohet se është për një periudhë 6 mujore dhe me një pagë vjetore prej dy milionë euro.

Por, vlen të përmendet se Milani është duke e shqyrtuar mundësinë e opsionit për zgjatjen e kontratës në një vit, transmeton IndeksOnline.

”Ibrahimovic është shumë pranë Milanit, ky është një fakt”, tha Leonardo për Sky Sports së fundmi.

”Tani s’është momenti, por është më shumë se një ide”.

”Ibra ka kualitete speciale, është një sfidues dhe i motivon njerëzit brenda dhe jashtë fushës”./IndeksOnline/