15:30 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rikthimi i Ibrahimovic në Milan merr kthesë të papritur pas takimit katër orësh

Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë rikthimit në Milan pasi e ka pranuar ofertën e klubit milanez.

Sipas La Gazzetta dello Sport, 37-vjeçari ka arritur marrëveshje për kushtet personale që të rikthehet në ”San Siro” në janar.

Ish-anëtari i Man Unitedit dhe Interit ka marrë një kontratë 6 mujore. Por, gjithashtu raportohet se kontrata mund t’i zgjatet edhe për një vit, transmeton IndeksOnline.

Gazeta italiane, tutje, shkruan se Ibrahimovic është duke e priitur përgjigjjen nga Leonardo para se ta finalizojnë marrëveshjen.

Besohet se të dyja palët janë të interesuara që të arrijnë një marrëveshje.

Gjithashtu, sipas Milan News, agjenti, Mino Raiola ka vizituar së fundmi drejtuesit e Milanit në një takim që zgjati 4 orë./IndeksOnline/

Credit: PA