09:26 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Ibrahimoviç flet pas debutimit: Gjithmonë shënoj në ndeshjen e parë (Video)

Zlatan Ibrahimoviç debutoi mbrëmë me ekipin e tij La Galaxy. Nuk ishte thjeshtë një debutim, pasi ylli suedez shënoi dy gola të rëndësishëm për ekipin e tij.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit u inkuadrua në lojë në minutën e 71’të, kur rezultati i ndeshjes ishte 2-3 për Los Angeles.

Por, Zlatan vetëm pas 6 minutave shënoi golin e parë me fanellën e Los Angeles Galaxy.

Goli i parë ishte fantastik, ndërsa i dyti në minutat e fundit të ndeshjes ia dha fitoren klubit të tij.

Ai pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur, dhe tha se e kishte për detyrë të shënonte!

“Pashë portierin që kishte dalur dhe vendosa të godisja topin. Kur vi te një ekip i ri gjithmonë shënoj në ndeshjen e parë. Unë kisha për të shënuar ashtu! Dëgjova tifozët “Duam Zlatanin”, dhe unë ia dhashë atyre një Zlatan”, ka thënë Ibra.

Me fitoren e arritur klubi La Galaxy tani qëndron në pozitën e tretë me 7 pikë./IndeksOnline/