09:13 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ibrahimoviç i tregon Suedisë çfarë ka humbur, shënon dy super gola në Amerikë (Video)

Kombëtarja e Suedisë udhëtoi në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, pa legjendën Zlatan Ibrahimoviç.

Por, suedezi i tregoi sonte ekipit kombëtar se cfarë ka humbur që nuk e ka ftuar ish-sulmuesin e Manchester Unitedit.

Ibra shënoi dy super gola në barazimin 3 me 3 të skuadrës së tij La Galaxy me San Jose Earthquakes.

Sulmuesi i famshëm realizoi dy gola të bukur. Një në minutën e parë dhe një në minutën e 25’të.

Ibrahimovic deri më tani në aventurën e tij të re në MLS, ka shënuar 9 gola dhe ka një statistikë të veçantë./IndeksOnline/