10:02 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Ibrahimoviç ka një mesazh për Ronaldon: Provo të shënosh nga 40 metra! (Video)

Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti më i ri i La Galaxyt ka reaguar për golin e dytë të shënuar nga Crisitano Ronaldo kundër Juventusit.

Ylli i Real Madridit shënoi dy gola në fitoren 3 me 0 kundër kampionit aktual të Serie A, transmeton IndeksOnline.

Goli i dytë i portugezit ngriti në këmbë të gjithë adhuruesit e futbollit! Ish-lojtari i Juventusit dhe shumë klubeve, Zlatan Ibrahimoviç ka një mesazh për Ronaldon.

“Ishte gol tepër i bukur, por ai duhet ta provojë atë nga 40 metra”, tha “King Zlatan”.

Kujtojmë që një gol në stilin “rovershat”, Ibra e shënoi kundër Anglisë nga afro 25 metra./IndeksOnline/