16:41 / E Diele, 31 Tetor 2021 / C E

Ibrahimoviç këshillon Mbappen: Duhet të ndjesh shijen e “gjakut”

Zlatan Ibrahimoviç ka suprizuar me këshillën që i ka dhënë francezit Mbappe.

Dihet që Zlatan ka simpati shumë për sulmuesin e PSG-së dhe është një fans i tij.

“ Mbappë është një lojtar i mrekullueshëm, është i preferuari im.

Unë e dua djaloshin për atë çka jep në fushën e lojës por është shumë i përkëdhelur nga lavdërimet që merr nga mediat dhe nga të tjerët.

Ai duhet të të shoqërohet me njerëz që e motivojnë , jo me ata që i thonë “bravo”.

Duhet të jetë më i “egër” , të përballet me të gjithë , të ndjej shijen e “gjakut”.