11:58 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviç mund të largohet nga La Galaxy këtë të dielë, ja ku mund të transferohet

Kontrata e sulmuesit të La Galaxy skadon së shpejti dhe ndeshja e fundit e tij mund të jetë e diela.

Po ashtu Ibrahimoviç ka bërë shaka duke thënë se United mund të ketë nevojë për të pas formës së tyre të dobët.

Sulmuesi ka lënë të nënkuptohet se ai mund të kthehet në ligën angleze.

Ai u transferua nga United në vitin 2017 mirëpo tani e pranon se ndeshja e të dielës mund të jetë e fundit për të në këtë skuadër.

 “Më ka pëlqyer dhe kjo është më e rëndësishmja. U ktheva nga dëmtimi im dhe erdha si një fëmijë i vogël që thjesht donte të shijonte futbollin. MPMS më dha mundësinë dhe unë e shfrytëzova atë”, tha Ibrahimovic./Indeksonline/.