11:30 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic mund të rikthehet në Evropë – klubi i tij i ri është befasi

Milani raportohet se është i interesuar në rikthimin e Zlatan Ibrahimovic, gjashtë vite pasi ai u largua nga klubi.

Sipas Corriere dello Sera, Milani është në kërkim të një opsioni të përshtatshëm për vijën e sulmit.

GAzeta në fjalë shkruan se trajneri, Gennaro Gattuso e ka pyetur lojtarin që të rikthehet pasi ka përvojë në Serie A, transmeton IndeksOnline.

Image result for ibrahimovic milan

”Rossonerët” shpresojnë që ta largojnë Ibrahimovicin nga Amerika para se kontrata e tij të skadojë në dhjetor të vitit 2019.

Tutje, raportohet se Milani është duke përgatitur ofertë për të deri në fund të sezonit, derisa familja e suedezit gjithnjë është ndjerë mirë në Milano.

Një lëvizje e mundshme mund t’i rregullonte edhe raportet mes Milanit dhe Mino Raiola, pas disa mosmarrëveshjeve kohëve të fundit./IndeksOnline/