Ibrahimovic sot kërkon golin e 500 me klube!

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Crotones dhe Milanit, duel ky në kuadër të xhiros së 21’të në Serie A.
Edhe kjo do të jetë një ndeshje e veçantë jo vetëm për Milanin por edhe për sulmuesin, Ibrahimovic, kjo pasi ai kërkon të shënojë golin e 500 në karrierë me klube, shkruan IndeksOnline
Në vitin 2004 ai u transferua në Itali për herë të parë në karrierën e tij dhe shënoi 26 gola në dy sezone me Juventusin.
Ai u bashkua me Interin në 2009 ku shënoi 66 gola. Ai më pas shënoi 22 gola me Barcelonën, 156 me PSG, 29 me Manchester United, 53 me LA Galaxy dhe 81 me Milanin.
39-vjeçari ka 12 gola në 10 ndeshje të Serisë A deri më tani këtë sezon.