08:00 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Icardi befason me fjalët pas ndeshes me Tottenham

Kapitenini Interit, Mauro Icardi beson se fitorja ndaj Tottenham ka vërtetuar se Zikaltrit mund të konkurrojnë ndaj kujtdo.

Inter ishte duke humbur 1-0 në San Siro por goli spektakolar i Icardi-t dhe atij i Vecino-s në fund kanë përmbysur gjithçka në rikthimin e italianëve në Champions League.

“Të gjithë ishin në zonë kështu që unë qëndrova jashtë,” përshkruan Icardi golin e parë për Sky Italia.

“Asamoah dha një kros fantastik dhe gjithçka përfundoi mirë. Ishte një mbrëmje spektakolare, dhe ne bëmë detyrën tonë.

“Ne e dimë që jemi një ekip i fortë dhe se mund të konkurrojmë ndaj kujtdo. Kishim tre muaj që prisnim këtë ndeshje dhe do të na japë shumë kurajë për sfidat e kampionatit. “Një ndeshje e tillë, në Champions League, të jep shumë por një ndeshje nuk do të thotë asgjë. Duhet të qëndrojmë të qetë.

“Në javët e fundit ka mbizotëruar një ambient i shëmtuar, por kjo ndeshje do të na japë vetëbesim.”