Icardi i komenton zërat për një kalim të mundshëm tek Interi
Mauro Icardi thotë se do t’i vlerësojë ofertat që vijnë në drejtim të tij, megjithatë ai shton se është i lumtur në Inter.
Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij, e cila është valide për dy javët e para të korrikut.
Javëve të fundit, sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me transferimin në Real Madrid, transmeton IndeksOnline.
Dhe tani vetë ylli i Interit i ka komentuar këto zëra.
”Ka pasur shumë spekulime këto ditë”, tha Icardi për Radio Onda Cero.
”Kur ofertat arrijnë, ne i vlerësojmë ato, por unë jam shumë i lumtur në Inter”.
Përndryshe, Interi do të përballet nesër në Champions League me Barcelonën.
Icardi është në formë të lartë dhe i motivuar pas shënimit të golit të fitores ndaj Milanit në derbi./IndeksOnline/