09:28 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Icardi ka marrëveshje me Juventusin, thonë raportet nga Italia

Karriera e Icardit te Inter mori një kthesë dramatike pas ngjarjeve të kësaj jave. Atij ju hoq shiriti i kapitenit, ndërsa portieri Samir Handanoviq u emërua kapiten i skuadrës.

Sulmuesi argjentinas gjithashtu refuzoi të udhëtojë në Austri për ndeshjen e Interit në Europa League.

“Icardi u thirr por vendosi të mos udhëtojë për në Vjenë,” tha trajneri Luciano Spalletti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

25-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2021. Por gruaja dhe agjenti i tij, Wanda Nara, kanë qenë në dialog me klubin për një marrëveshje të re.

Megjithëse duket se bisedimet janë ndalur kompletësisht. Raportet tani pretendojnë se Icardi ka arritur kushtet me Juventusin.

Gazetari italian Valer De Maggio nëpërmjt Calciomercato, ka ofruar pasqyrën e tij mbi situatën e Icardi dhe ka hedhur një bombë të madhe.

“Unë mendoj se Interi e di se Icardi tashmë ka një marrëveshje me Juventusin,” tha ai. “Interi është një klub i madh dhe Marotta është drejtor i fortë. Heqja e shiritit të kapitenit është një vendim i madh dhe insistoj që për mua, Icardi ka arritur tashmë një marrëveshje me Juventusin”.

Vlen të theksohet që Juventus që një kohë përflitet se është duke kërkuar Icardin dhe nuk është cudi e madhe të arrihet kjo marrëveshje, sidomos më ëanda Naran agjente. /IndeksOnline/