08:59 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Icardi reagon pas barazimit dramatik me Barçën në ”Giuseppe Meazza”

Mauro Icardi thotë se Interi e ka dëshmuar prapë me Barcelonën se kanë ”shpirt luftarak”.

Interi barazoi mbrëmë në ”Giuseppe Meazza” me rezultat, 1-1, ku Icardi shënoi golin e fitores në minutat e fundit.

Ndërsa, Icardi thotë se Interi luajti me skuadrën më të mirë në botë, duke shtuar se skuadra e tij nuk u dorëzua, transmeton IndeksOnline.

”Kemi luajtur kundër skuadrës më të mirë në botë dhe ata shënuan një gol tipik”.

”Por, ne nuk u dorëzuan dhe vazhduam të sfidojmë, më pas unë e shënova golin e barazimit”, tha Icardi për Sky.

”Treguam se kemi vetëbesim dhe se mund të bëjmë më shumë”.

”Goli ishte i merituar. Vecino na sjellë fat, ai gjithnjë shënon apo asiston në fund”./IndeksOnline/

Temat: