16:11 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

ICK dhe Ministria e Mbrojtjes e Kosovës me marrëveshje bashkëpunimi

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, MM/FSK dhe ICK zotohen për zhvillimin e interesave të përbashkëta të të dy institucioneve përkatëse në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe aftësimit profesional në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Bashkëpunimi reciprok do të realizohet përmes: Organizimeve të përbashkëta të MM/FSK dhe ICK në fushat të cilat për synim kanë zhvillimin e inovacionit, shkencës, ndërmarrësisë, hulumtimeve, si dhe aftësimin profesional në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Trajnimeve profesionale dhe vizitave studimore me qëllim të ngritjes së kapaciteteve menaxhuese të MM/FSK dhe ICK; si dhe ofrimit të njohurive profesionale dhe mbështetjes logjistike.

Kjo marrëveshje, ndër të tjera parasheh zhvillimin e programeve të përbashkëta bashkëpunimi, përfshirë programe që ndërlidhen me institucionet tjera, si dhe krijimin e hapësirave fizike në kuadër të realizimit aktiviteteve të bashkëpunimit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, z. Begu deklaroi: “Është një kënaqësi e veqantë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, sidomos për faktin që hapet një mundësi për të bashkëpunuar me një ndër institucionet më të rëndësishme të sigurisë. Besoj dhe shpresoj që potenciali dhe energjia e rinisë tonë përmes ICK-së do të kanalizohet për të kontribuar në ngritjet kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.