15:47 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ida, 16 vjeçarja kosovare që mahnitë me talentin e saj për pikturë

Ilirida Ferataj, siç e njohin familja dhe shoqëria si Ida, është 16 vjeçarja nga Gurrakoci i Istogut që ka një talent të rrallë për pikturim.

Ani pse pikturën e ka vetëm pasion e hobi, talenti i saj kalon kufinjt e imagjinatës e profesionalizmit.

E rritur nga një familje e shkolluar, ku piktura ishte vetëm dëshirë, Ilirida po arrin që të bindë të gjithë se një artiste e të ardhmes në pikturë po zhvillohet në përmasa të mëdha.

Pikturat e saj i bëjnë për vete të gjitha gjeneratat. I bëjnë ata që e duan të bukurën, artin, natyrën, imagjinatën dhe të vërtetën.

Por, talenti në pikturë tek kjo artiste e vogël mbase ka edhe anën negative. Kjo për shkak se Ilirida shquhet për aftësitë e mëdha edhe në matematikë dhe ndodhet pranë një dileme të madhe, mes perfeksionimit të artit, apo ndjekjes së rrugës shkencore.

Pikturat e saj kanë marrë shumë vlerësime, komente, shpërndarje e pëlqime në rrjetet sociale.

Për këtë talent të hershëm, ka edhe disa oferta në nivele profesionale.

Mbetet të shihet në një të ardhme të afërt se cila do të jetë rruga që do të ndjekë piktorja e talentuar dhe cila do të jetë perla e radhës e punuar nga ajo./Indeksonline/