10:22 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Ideja e fundit në Serien A, kampioni të caktohet në Play Off!

Seria A ndodhet në kolaps pasi koronavirusi ka përfshirë me të madhe Italinë. Shteti është në gjendje emergjente dhe gjëja e fundit që po mendohet aktualisht është futbolli.

Por, drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit kanë filluar të mendojnë për alternativat në rast se virusi nuk gjen ilaçin.

Hipoteza më e mundshme është që kampioni të caktohet në bazë të Play Off-it. Katër skuadrat e para në rënditjen tabelare do të luanin pa tifozë për të përcaktuar kampionin e ri.

Juventusi, Lazio, Interi e Atalanta, do të duhej të përballeshin brenda pak ditësh për të mësuar emrin e kampionit emergjent në Serien A.

Tabela aktuale do të ishte përcaktuese për skuadrat që kualifikohen në Europa League dhe për ato që largohen nga liga. /Indeksonline/