09:28 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ideja fantastike e Romelu Lukakus (Foto)

Romelu Lukaku, 24-vjeçari po kalon në një sezon fantastik me Manchester Unitedin.

Ylli belg përmes rrjeteve sociale ka publikuar një ide fantastike që ka marrë me mjera komente pozitive, transmeton IndeksOnline.

Ai dëshiron që Premierliga të organizoj një ndeshje me “All-star” sikur bën NBA, kampionati më i rëndësishëm në arenën e basketbollit.

“Kjo është një ide për ju djem. NBA ka ndeshjen e “all-star”. A mendoni se do të ishte mirë të organizohej një e tillë edhe në Premierligë? Veriu me Jugun!”, ka shkruar Lukaku.

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë përveç përfitimeve marramendëse, tifozët do të kenë mundësinë ta shohin një super ndeshje që as në “FIFA” nuk e kanë provuar./IndeksOnline/