13:30 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mourinho në ”shok”, ylli i skuadrës mungon në stërvitje para duelit me Juventusin

Manchester Unitedi udhëton nesër në Torino para ndeshjes së Champions Leagues me Juventusin.

Skuadra e Jose Mourinhos u mposhtë, 0-1 në ”Old Trafford” dy javë më parë, por synon që t’i hakmerret nesër në ”Allianz Stadium”.

”Djajtë e Kuq” kanë arkëtuar 10 pikë nga 12 të mundshme në Premier League në katër ndeshjet e fundit, teksa së fundmi mposhtën Bournemouthin, transmeton IndeksOnline.

Dhe Jose Mourinho pritet të përballet me një mungesë të theksuar për ndeshjen e nesërme.

Romelu Lukaku ka munguar në seancën e sotme stërvitore të skuadrës nga Mançesteri.

Ai mungoi në fundjavë për shkak të një lëndimi, andaj ai duket se nuk është rikuperuar me kohë për Juventusin./IndeksOnline/