13:56 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ideja gjeniale e Adam Johnson nga burgu për t’ju dhënë ”mundësia e dytë”

Adam Johnson është duke shpresuar se do t’i jepet rasti i dytë nëse ai lirohet nga burgu, vitin e ardhshëm.

31-vjeçari mund të lirohet në mars pasi ka kaluar gjysmën e dënimit të tij (6-vjeçar) për abuzim seksual ndaj një të miture.

Image: PA

Por, ai ende dëshiron të jetë pjesë e futbollit profesionist dhe ai ishte duke planifikuar që t’ju shkruajë klubeve për një mundësi të dytë.

Megjithatë, ideja e tij nuk u realizua dhe nuk u pritë mirë nga familja e tij, shkruan The Mirror, transmeton IndeksOnline.

Motra e Johnson, Faye, raportohet se i tregoi një miku të saj: ”Ai ishte duke e shkruar një letër të hapur për të gjitha klubet, duke ua shpjeguar atyre se çfarë mund të përfitojnë nëse i jepet një mundësi e dytë”.

Image: PA

”Ai tallej paksa kur më tregonte, por thellësisht ishte serioz”.

Anësori së fundmi ka luajtur futboll në HMP Moorland, afër Donaçester, për ta mbajtur kondicionin e tij.

Image: PA

Johnson ishte pjesë pjesë e Sunderlandit para se të burgosej për shkak të një abuzimi seksual ndaj një 15-vjeçare./IndeksOnline/