21:23 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Ideja për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë në vitin 1999, në dritën e burimeve arkivore amerikane

Shkruan Dr. Ibrahim Gashi

Dokumente arkivore të deklasifikuara në dy-tre vitet e fundit, të cilat ndodhen në Arkivin Nacional të Shteteve të Bashkuara (National Archives and Records Administration – NARA) dhe në Bibliotekën e Presidentit Klinton (Clinton Presidential Library, Little Rock, Arkansas) hedhin dritë mbi politiken e Shtëpisë së Bardhë   lidhur më zhvillimet në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të vitit 1998 dhe idenë e ndërhyerjes ushtarake ndërkombëtare për të parandaluar spastrimin etinik dhe gjenocidin që po kryente Millosheviqi në Kosovë.

Se ideja e ndërhyrjes ushtarake kundër forcave të Milosheviqit në Kosovë ishte e hershme dhe jo vetëm pas dështimit të bisedimeve në Rambuje flet një dokument i dalë nga zyra e presidentit Klinton. Fjala është për bisedën e regjistruar telefonike, të datës 6 gusht 1998, midis presidentit Klinton dhe Kryeministrit britanik Tony Blair. Biseda u zhvillua nga zyra ovale në Shtëpinë e Bardhë dhe zgjati 20 min (4:46 p.m-5:06 p.m). Në fakt në këtë bisedë është deklasifikuar vetem pjesa e bisedës së Presidentit Klinton por jo edhe përgjigjet e Kryeministrit Blair. Sigurisht që nga konteksti i vazhdimit të bisedes se Presidentit Klinton në masë të caktuar mësojmë se edhe qendrimi i Blair-it ishte aprovues përgjithsisht.

Pjesa e madhe e kësaj bisede iu kushtua situatës në Kosovë. Pas fjalive përshëndetëse  rutinore  midis dy burrështetasëve presidenti Clinton iu drejtua kryeministrit Blair. “Ju thirra që të bisedojmë për Kosovën. Atje po behët gjithnjë më keq. Kryetitujt flasin se Millosheviqi po preferon zgjidhjen ushtarake. Forcat ushtarake serbe nuk po luftojnë vetëm militantët e shqiptarë, por po angzhohen në një fushatë sistematike kundër popullsisë civile. Mendoj se ne jemi afër një katastrofe të madhe humanitare” Presidenti Klinton më tej vazhdon  “Millosheviqi po e bënë këtë i pafriksuar nga kërcnimi i intervenimit të NATO-s, i bindur se NATO mund të veproi vetëm më rezolutë të OKB-së, për të cilën eshtë i bindur se do ta pengoi Rusia. Unë mendoj, që së paku ne duhet ta bejmë atë të mendoi përseri. Në duhet të vazhdojmë planin që kemi filluar, të identifikojmë forcat dhe të bejmë një formë të ultimatumit  më të cilin do ta detyronim atë ta ndërprente fushatën e tij dhe të ripërtrinte autonominë e Kosovës.”

Pjesa më e rendësishme e kësaj telefonate është kur Presidenti Klinton i drejtohet bashkëbiseduesit “Ne duhet ta bejmë të qartë, edhepse duam ta marrim autorizimin nga OKB, ne mund ta bejm atë (ndërhyerjen) edhe pa të. E di që ju dalloni këtu por Albright ka folur më Cook-in lidhur më pyetjën drejtuar KS të OKB-së sa është i doemosdoshëm autoriteti i OKB-së.” Vazhdimi i bisedes ka të bej më pozicionin që do të mbante Rusia. Klinton vazhdonte më tej. Jam në kontakt cdo ditë më Bob Rubin. Jam i shqëtsuar për situatën ekonomike në Rusi dhe lidhur më stabilitetin e qeverisë së Yeltsin-it. Shendeti i tij është i renduar dhe çdo ditë ka zëra lidhur më mundësinë e tij për të  ruajtur rendin”.

“Ajo për të cilën jam i shqetsuar është se situate në Kosovë  mund të përkeqësohet edhe më tej, shumë civil do të vdisnin dhe të tjerë do të ktheheshin në refugjatë. Nese ne do ta fusnim Jelcinin në këtë marrveshje, ai do të jet i detyruar të abstenoj, sepse situate do të vështërsohej politikisht edhe më tepër për të në vendin e tij. Mbase ai mund të detyroj Primakovin të ushtronte vete duke e kthyer gjithë botën kundër tij, në kohën kur ai ka më së shumti nevojë për mbeshtetje nga komuniteti ndërkombëtar. Edhepse do të ishte shumë më mirë ta kishim miratimin e OKB-së unë megjithat jam shumë i shqesuar nese këtë çështje do ta sillnim për votim tani”.

“Milosheviqi mendon se i ka duart e lira”, vazhdon Presidenti Klinton, “Unë bisedova më John Majer dhe ju keni sistem të ndryshem lidhur  më legalitetin atje. Një gje që mendoj unë ne mund ta bejmë, për të cilën mendoj se ka bazë: Atje kanë disa herë inkursione kufitare dhe kërcnime për vezhguesit ndërkombëtar që mund t’i shtyej ata në vetë mbrojtje. Gjithashtu aty behët fjalë për kërcnim të Millosheviqit për paqen dhe sigurinë dhe pastaj edhe mizoritë dhe veprimet anti humanitare”.

Pjesa e bisedës në vazhdim e konfirmon atë që  të  gjithë e kemi vërejtur, se iniciativa për sulme mbi forcat e Millosheviqit ka ardhur nga Presidenti Klinton. “Unë mendoj, shprehej Klinton, ne mundë të konstruktojmë një rast legal, por nese unë nuk mund të ju bind juve për këtë, atëherë  nuk kam asnjë shancë me Chirac-in dhe Khol-in.”

Siç e thamë më lartë, për arsye të konfidencialitetit, pjesa e pergjigjeve te Kryeministrit Blair nuk figurojnë në document. Në vazhdim të bisedes së tij Presidenti Klinton i drejtohet Blair-it. “Të ju pyes a nuk do të provojmë të kemi Chirac-in dhe Kohl-in që ta nënshkruajnë një ultimatum të cilit do të ja drejtojmë Millosheviqit. Fjala panifikim mund të ndihmonte. Ta bindim Chirac-in dhe Kohl-in se rezoluta e OKB-së nuk është legalisht e doemosdoshme”.

Nga ky dokument mund të kuptojmë se ideja dhe iniciativa për sulme të NATO-s kundër caqeve serbe erdhi nga Presidenti Klinton dhe SHBA-të, por u mbështett fuqishëm nga Britania e Madhe e pastaj edhe nga Franca dhe Gjermania. Federata Ruse atëbotë nuk ishte në pozicion që ta pengonte prandaj dhe fillimisht nuk doli haptas kundër kësaj ideje.