15:40 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / B O

Identiteti i të plagosurve në Klinë, njëri nga ta djali i doktorit të njohur dhe asambleistit të Vetëvendosjes!

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për një rast që tronditi Klinën. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme ku mbetën të plagosur dy persona.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se njëri nga të plagosurit është djali i asambleistit të Vetëvendosjes në Klinës dhe doktorit të njohur, Zafer Gashi.

I riu F. Gashi raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i plagosuri tjetër është I. Dakaj. I njëjti poashtu ka gjendjen stabile mjekësore.

Më parë Indeksonline raportoi se konflikti ka ndodhur për shkak të një prone.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova për Indeksonline.