13:09 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

IFFHS shpall Modricin më të mirin në botë, lë pas Messin e Hazardin

Në pritje të Topit të Artë, ku ai duket favoriti kryesor, Luka Modric mori një tjetër çmim të rëndësishëm. Sipas Federatës Ndërkombtare të Historisë dhe Statistikave në futboll, ose IFFHS kroati është lojtari më i mirë në vitin 2018. Mesfushori i Realit të Madridit e fitoi këtë çmim duke lënë pas krahëve Lionel Messin dhe Eden Hazard, me jurinë që përbëhej nga 90 ekspertë nga e gjithë bota. Modric fitoi me 272 pikë, Messi mori 144 dhe Hazard 114. Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, u rendit në vendin e 10-të.

Thibaut Courtois u shpall më i miri për sa i përket portierëve, me 181 pikë të grumbulluara, përpara Lloris dhe legjendës italiane Gianluigi Buffon, i cili kishte fituar vitin e kaluar.Për sa i përket trajnerëve të klubeve, Champions League e tretë rradhazi ndihmoi Zinedine Zidane të jetë në vendin e parë me 296 pikë, duke lënë pas krahëve me një diferencë të madhe Klopp me 109 pikë dhe Guardiola me 105. Vetëm vendi i pestë për Massimilliano Allegrin e Juventus, ndërkohë Di Francesco i Romës u rendit i teti, pasi çoi Romën e tij në gjysmëfinalet e Champions.

Tek trajnerët e Kombëtareve, dukej e sigurt fitorja e Didier Deschamps, i cili udhëhoqi Francën e tij në fitimin e Kupës së Botës në Rusi. Në vendin e dytë, u rendit kroati Zlatko Dalic, ndërkohë Roberto Martinez plotësoi podiumin.

Temat: