11:12 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Iggy Azelea, ylli që mori vëmendje mediatike me paraqitjen e saj joshëse (Video/Foto)

Në Kaliforni mbrëmë u mbajt edicioni i radhës i një prej ngjarjeve më të mëdha të muzikës në botë iHeartRadio Awards.

E si gjithnjë vëmendjen më të madhe e marrin yjet teksa parakalojnë në tapetin e kuq. Sigurisht janë femrat ato që bien në sy. Një nga këngëtaret që mori vëmendje të madhe mediatike ishte edhe Iggy Azelea.

Reperja 27 vjeçare që shquhet për linjat trupore, kësaj radhe kishte vendosur të paraqitet me një fustan të zi dhe argjendi pa mëngë dhe me një çarje në bel, shkruan Indeksonline.

Kjo paraqitje e saj u komplimentua jashtëzakonisht shumë, ndërsa si gjithmonë janë të pasmet e saj bombastike që komentohen me të madhe./Indeksonline/