Igli Tare merret i pandehur nga SPAK-u, ja akuza që iu komunikua ish-futbollistit të Kombëtares
Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK). Ndaj ish-futbollisti të Kombëtares është ngritur akuza e pastrimit të parave.
Akuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pasi ai u paraqit në organin e akuzës pas fletëthirrjeve që ishin dërguar ndaj tij.
Tare u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për ish- zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.
Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të pabarazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që është nën hetim edhe për lotet e Unazës së Madhe. Paralelisht ndaj saj, SPAK-u ka nisur edhe një hetim pasuror.

