21:57 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Igor Simiq kërkon të hetohet vrasja e Ivanoviq njësoj si e Astrit Deharit

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në RTV Dukagjini ka thënë se ata po kërkojnë një hetim për Oliver Ivanoviqit të ngjashëm me atë që iu bë Astrit Deharit.

“Ne kërkojmë të bëhet një hetim si në rastin e Astrit Deharit, të pavarur dhe ndërkombëtarë. Kërkoj që të gjendet ai që ka dhënë urdhërin e Oliver Ivanoviqit. Prokurori ka thënë se nuk ka dëshmi, ju a dëgjoni që të akuzoni një person pa prova”, tha Simiq.

Ai tha se vrasja e Ivanoviqit duhet të zbardhet, por me anë të një hetimi ndërkombëtarë, duke mbrojtur Milan Radoiçiqin, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.