15:01 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / C E

IJF-ja pas triumfit të Nora Gjakovës: Vazhdon trendi legjendar për Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka uruar Nora Gjakovën pas triumfit në ‘’Tokyo 2020’’, ku arriti ta fitonte medaljen e artë, të dytën për Kosovë në këto Lojëra dhe të tretën në përgjithësi.

IJF-ja është krenuar me medaljet e fituara nga xhudistet tona.

‘’Nora Gjakova – kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin e femrave kosovare, pasi Nora Gjakova merr medaljen e tretë të artë të Kosovës në Lojërat Olimpike – të gjitha në xhudo!’’, ka shkruar IJF-ja në faqen zyrtare.