20:15 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

IKSHPK me lajm të fundit: 6 raste të reja me COVID19 e 2 të shëruar

Sot më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë). Sot më 25 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.