22:51 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Ilicic si makineri golash, Atalanta lehtësisht në çerekfinale

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka mposhtur Atalantën me rezultat 3-4 në një stadium pa tifozë dhe ka siguruar fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-8.

Të gjitha golat për italianët i shënoi Josip Ilicic, duke realizuar nga dy gola në secilën pjesë, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e parë slloveni realizoi të dy golat nga penalltia në minutën e 3 dhe 43.

Ai nuk u ndal as në të dytën duke realizuar edhe dy gola tepër të bukur.

Sulmuesi realizoi në minutat e 71-të dhe 82-të për ta bërë Atalantën një skuadër që do ta kenë frikë të gjithë kundërshtarët.

Ndërsa golat për Valencian i shënuan, dy Gamiero (21′ dhe 51′) dhe një tjetër Torres (67′). /IndeksOnline/