Ilir Daja flet para ndeshjes kundër Klaksvik

Trajneri Ilir Daja dhe mesfushori sulmues Nazmi Gripshi janë shprehur optimistë para përballjes së radhës të Ballkanit, kundër Kl-Klasvik.
“Xhebrailat” janë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, ku përballë kanë skuadrën e nga Ishujt Farore.
Daja deklaroi se nuk do të jetë aspak e lehtë, por që të arrijnë fioren duhet të shfrytëzojnë rastet, që të mos përsëritet gabimi si kundër Zalgiris.
“Në raundin e tretë nuk ka ndeshje të lehta, sepse ekipet apo ekipi që e kemi përball është i disiplinuar. Mendoj se duhet të jemi të përqendruar dhe ekuilibruar pasi gjithçka mund të vendoset nga detajet, ashtu siç na ndodhi me Zalgiris”.
“Duhet të jemi cinikë, të shfrytëzojmë rastet dhe të arrijmë rezultat pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk mund të them se jemi ne apo kundërshtari favorit. Ekipi që do të ketë përqendrim maksimal do të shkon drejt objektivit. Shpresojmë të kemi fatin dhe të marrim fitore”, deklaroi tekniku nga Shqipëria në konferencë për media.
Kurse, Gripshi beson që do të bëjnë një paraqitje dinjitoze duke shtuar se janë klubi i vetëm që po e përfaqëson Kosovën në Evropë.
“Mendoj se jemi gati dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Po ashtu, kemi disa ndeshje që po i luajmë dhe mund të them se të gjithë jemi optimistë për këtë ndeshje”.
“Do ta japim maksimumin dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pasi vetëm Ballkani është tani përfaqësues i Kosovës në Evropë. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh Gripshi.
Ndërkohë, sfida mes Ballkait dhe Klasvik zhvillohet këtë të enjte, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e një javë më vonë do ta zhvillojnë kthyesen.
Deri me tani, “Xhebrailat” kanë fituar një vlerë shumë të lartë në Evropë, përafërsisht 1.5 milion euro, e që mund të rritet nëse avancojnë tutje.
Kampioni i Kosovës ka gjasa të arrijë edhe në fazën grupore, pasi nëse e kalon ‘testin’ Klasvik, në raundin e play-off do të përballet me humbësin e takimit Shamrock Rovers – Shkupi.