75 Mall Live Search
23:35 / E Diele, 04 Gusht 2024 / Gj. Sh

Ilir Daja tregon a do të largohet nga Ballkani

Ditët e fundit është raportuar përsëri për një largim të mundshëm të Ilir Dajës nga Ballkani.

Tekniku shqiptar ka kontratë me skuadrën suharekase deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline.

Daja së fundi ka folur për Kanal10, ku ka deklaruar se aktualisht është trajner i Ballkanit, por as nuk ka mohuar një largim të mundshëm nga Kampioni i Kosovës.

“Nuk e di, sot duke ardhur në stërvitje duket se kam lexuar, unë jam trajner i Ballkanit dhe nuk kam çfarë komenti të jap sepse nuk e di se cili portal e ka nxjerr këtë lajm”, deklaroi Ilir Daja pas pytjes për largkmin e tij./IndeksOnline/