19:31 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ilir Deda: Nese shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale do të izolohemi nga Bashkësia Ndërkombëtare

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda në konferencën për media që po mbahet rreth shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale, tha se ndodhemi para një momenti dramatik për Kosovë.

Ai vuri në dukje se mesazhet e diplomatëve janë serioze dhe se nëse Kosova e shfuqizon ligjin për dhomat e specializuara do të izolohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Ne ndodhemi para një momenti dramatik, deklarimet e diplomatëve janë mesazhe serioze. Nëse Kosova e shfuqizon ligjin për dhomat e specializuara ne do të izolohemi nga bashkësia ndërkombëtare” tha Deda.

Ndryshe, pas mbledhjes së kryesisë pritet që të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur lidhur me shfuqizimin e Gjykatën Speciale./Indeksonline/