18:26 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / S Z

Ilir Ferati nis bagerët, “Bukuroshja e Ballkanit” po bëhet edhe më e bukur

Ka filluar asfaltimi i rrugës për në Mokë, që njihet dhe me nofkën  “Bukuroshja e Ballkanit”.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, i cili ka thënë se përfundimi i kësaj rruge është një hap i rëndësishëm,  për ta shndërruar Mokën në atraksion turistik.

Filluam me asfaltimin e rrugës për në Mokën.  Përfundimi i kësaj rruge prej 7.3 km është hapi i parë e shumë i rëndësishëm drejt angazhimit tonë për ta shndërruar Moknën tonë të bukur në atraksion turistik për turistët vendas e të huaj”, ka shkruar Ferati në Facebook.